Shkon në shtatë numri i viktimave nga shpërthimi i gazit në Ravanusa të Italisë

Ekipet e shpëtimit kanë arritur të nxjerrin edhe 4 trupa të pajetë nga rrënojat e shtëpivë të shëmbura në Ravanusa të Italisë.
Të shtunën mbrëma, një shpërthim nga gazi bëri që 4 shtëpi të shëmben në komunën siciliane, dhe disa të tjera të dëmtohen, shkruan Reuters, transmeton Indeksonline.
Menjëhrë pas shpërthimit, njësitet policore dhe të zjarrfikësve dolën në vendngjarje dhe arritën të tërheqin trupat e tri viktimave atë natë.
Ndërkaq mëngjesin e sotëm janë nxjerrë edhe trupat e katër viktimave të tjera, një prej të cilave ishte edhe një grua në muajin e nëntë të shtatzënisë.
Autoritetet tashmë kanë konfirmuar vdekjen e 7 personave nga ky incident, teksa dy të tjerë janë ende të pagjetur.
Dyshohet se shpërthimi ka ndodhur nga rrjedhja e gazit nga tubat e qytetit.
Megjithatë, hetimet janë duke vazhduar për të përcaktuar shkakun.