11:04 / E Martë, 11 Korrik 2023 / LB

Shkon të shoh tenis, por ia “gicë” veshin e buzën të dashurës së saj

Modelja e famshme Cara Delevingne nuk u kujdes shumë për ndeshjen e tenisit në kuadër të Wimbledon. Ajo më shumë përqëndrohej tek e dashura e saj, Leah Mason duke shkëmbyer momente erotike me të.

Modelja 30-vjeçare dukej elegante me një xhaketë sportive. Vajzat kishin syze dielli në fytyrë dhe përveç brohoritjes, shijuan shkëmbimin e puthjeve dhe kafshimin e llapave të veshit.

Cara dhe 31-vjeçarja Minke, emri i vërtetë i së cilës është Leah Mason , e mbajtën të fshehtë lidhjen e tyre deri në qershor të vitit të kaluar, kur u panë duke u puthur gjatë pushimeve në Portofino./Indeksonline/