75 Mall Live Search
08:51 / E Shtunë, 23 Tetor 2021 / A. M.

Shkrepi 15 herë me kallash, arrestohet një person në Istog!

Policia ka arrestuar një person në fshatin Studenicë të Istogut pasi i njëjti ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një personi, të cilin nuk e ka qëlluar.

Policia në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë dhe ka konfiskuar armën AK-47me pesëmbëdhjetë (15) fishekë.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Indeksonline/