22:50 / E Diele, 27 Gusht 2023 / AR

“Shkrihen akujt” mes Kurtit dhe Ramës, takohen të buzëqeshur pas anulimit të mbledhjes së qeverive

Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa foto një ditë para konferencës së Forumit Strategjik të Bled në Slloveni.

Në fakt ajo që ra në sy ishte takimi me kryeministrin Albin Kurtin, me të cilin siç shihen ka shtrënguar duart i buzëqeshur.

Ky është takimi i parë mes Kurtit dhe Ramës që kur kryeministri shqiptar anuloi mbledhjen në mes dy qeverive për shkak të zhvillimeve në Veri të Kosovës.

“Lubjanë, Slloveni – Në darkën e mikëpritjes së Kryeministrit të Sllovenisë, Robert Golob, me Presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel, e me kolegët e rajonit në vigjilje të Forumit Strategjik të Bledit nesër”, shkruan Rama.