‘Shkrihet akulli’, familja mbretërore uron Harry-n për ditëlindje

Kush e dinte që të dielën në Angli pati një valë të të nxehtit, sepse ‘akulli duket se është shkrirë’ pak në ‘luftën’ e familjes mbretërore.
Buckingham Palace e bëri sot këtë duke i uruar Princit Harry ditëlindjen e 40-të, transmeton Indeksonline.

Në mesazh shkruajtën ” 🎂 Duke i uruar Dukës së Sussex-it ditëlindjen e 40-të sot!”
Është e rëndësishme të theksohet – këtë duhet ta bëjë mbreti Charles, sepse mediat sociale kontrollohen nga stafi i tij.
Por prisni, ka edhe më shumë. Grindja më e madhe është mes William dhe Harry-t, megjithatë Princi William dhe Kate Middleton ripostuan foton në Insta dhe X me mesazhin e tyre, “I urojmë një ditëlindje të 40-të Dukës së Sussex”.

Sa i përket Harry-t, ai do ta festojë ditën e madhe me familjen dhe miqtë në Montecito. Flitet se ai do të kthehet në Angli për më shumë festime me miqtë. E paqartë tani, nëse ai do të shohë vëllain dhe babin e tij.

Harry dhe William mezi kanë folur për vite të tëra, kështu që edhe pse ky duket si një gjest i vogël, duke pasur parasysh sfondin, mund të ndryshojë lojën./Indeksonline/
