09:43 / E Mërkurë, 10 Korrik 2019 / indeksADMonline

Shkrime raciste kundër shqiptarëve në muret e kalasë së Himarës

Në muret e Kalasë së vjetër të Himarës janë shkruar mbishkrime raciste kundër shqiptarëve.

Himara tokë greke”, “Kacifas i pavdekshëm” e mesazhe të tjera raciste janë shkruajtur në murin e kësaj kalaje.

Fotot i ka postuar aktori i humorit Florian Binaj, i cili vë në dukje faktin se asnjë autoritet shtetëror e në veçanti Ministria e Turizmit nuk kanë reaguar në lidhje me rastin.