Shkrimi prekës i motrës së Emiliano Sala për të vëllain
Gjatë ditës së djeshme u vërtetua që trupi i gjetur në aeroplanin e zhdukur, është i futbollistit Emiliano Sala.
Ky lajm pikëlloj botën e futbollit, ku rrjetet sociale u mbushën me fotografi të sulmuesit argjentinas, transmeton Indeksonline.
Pasi mori lajmin e kobshëm, motra e Emilianos, Romina postoi në Instagram një fotografi të vëllait.
“Shpirti yt në shpirtin tim do të ndriçoj përgjithmonë, deri kur të mbaroj koha e ekzistencës sime. Të dua Tito” kishte shkruar ajo në postimin e saj.
Nesër Cardiff do të luaj kundër Southampton, ku të gjithë lojtarët do të mbajnë një minutë heshtje dhe do të kenë nga një shirit të zi në krahë./Indeksonline/
