Shkrimtari amerikan i kërkoi ish-gruas, që t’ia kthente paratë, të cilat i shpenzoi për të dhe me të

Shkrimtarët në përgjithësi portretizohen nga publiku si njerëz të çuditshëm, ku jeta e tyre di të jetë kontradiktore.
E nëse kontradikta është ajo që i shoqëron shkrimtarët, Philip Roth del të jetë i shquar edhe në një drejtim tjetër. Njëra prej grave të tij, kishte thënë për “Daily Mail”-in, se shkrimtari i njohur i kishte kërkuar të gjitha paratë që i kishte shpenzuar për të dhe me të.
Bëhet fjalë për Clarie Bloom, aktoren që tashmë është 88 vjeçe, e cila në jetën e saj, kishte qenë e martuar edhe me producentin e njohur Hillard Elkins dhe me aktorin Rod Steiger, transmeton indeksonline.
Philip Rothi e kishte kërcënuar aktoren e njohur se do e padiste për të nxjerrë dëmshpërblimin prej 62 milionë dollarësh.
”Por kishte edhe dashuri të madhe midis nesh”, këmbëngul aktorja në një tjetër prononcim për “The Telegraph”-in, ”Jam përpjekur ta ruaja shpirtin e asaj dashurie. E kam dashur, e dua ende dhe do ta dua gjithmonë”.
Pas 17 vjetësh së bashku, ata ishin martuar për t’u ndarë pas 3 vjetësh. Siç dihet autori nuk kishte reaguar mirë për këtë ndarje.
Edhe pse në ditarin e saj Bloomi e përshkruan Rothin si një krijesë të vetmuar e egoiste, së cilës gjenialiteti krijues nuk i justifikon dot sjelljen prej fëmije, pas vdekjes së autorit më 2018, ajo nuk pranoi të thoshte asgjë për të. /Indeksonline/