75 Mall Live Search
20:31 / E Enjte, 11 Korrik 2024 / A. M.

Shkriu në furrnaltë xhaxhain e tij, u dënua me burgim të përjetshëm/ Arrestohet 39-vjeçari

Giacomo Bozzoli, 39 vjeç, i dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Kasacionit në Itali, është arrestuar nga karabinierët e komandës provinciale të Breshias.

Bozzoli u ndalua në Soiano del Garda në orën 17.45, në vilën e tij.

39-vjeçari ishte në arrati prej dhjetë ditësh pasi u dënua me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Kasacionit për vrasjen e xhaxhait të tij Mario, krim i ndodhur në vitin 2015.

Bozzoli fillimisht shkoi në Spanjë së bashku me partneren dhe djalin 9 vjeçar, dhe më pas u zhduk.

Pasditen e djeshme, karabinierët e komandës provinciale të Breshias, së bashku me hetuesit e prokurorisë, dëgjuan në një seancë djalin 9-vjeçar të të kërkuarit, i cili konfirmoi versionin e dhënë nga e ëma në lidhje me kontaktin e fundit që kishte me babai i tij.

Sipas rrëfimit të fëmijës, e cila është krejtësisht e ngjashme me atë të gruas, Giacomo Bozzoli i kishte përshëndetur në resortin Marbella në Spanjë nga ku më pas u largua.

Për gjetjen e tij u aktivizua Interpoli, i cili nëpërmjet dhomës së operacioneve ndërkombëtare aktivizoi të gjitha procedurat hetimore të parashikuara në protokollet për kërkimin e të arratisurve italianë në botë.

Dënimi nga Gjykata e Lartë – e cila në fakt e mbylli çështjen – daton në 1 korrik.

Sipas asaj që u rindërtua nga Prokuroria dhe më pas u vërtetua nga rezultati i gjyqeve, Giacomo vrau xhaxhain e tij duke e hedhur në një furrnaltë mbrëmjen e 8 tetorit 2015.

Motivi do të lidhej me mosmarrëveshje ekonomike të lidhura me fonderinë ku ishte bashkëpronar xhaxhai i tij, Mario së bashku me babain e 39-vjeçarit.