Shkruajti për ‘’hajna, kriminel, fajdexhi’’, më pas Komandanti i Policisë në Gjakovë e fshiu postimin

Komandanti i Policisë së Gjakovës, Lumni Graishta, ka folur pas një postimi të tij në rrjetin social Facebook, ku ka përdorur terma të ashpër si “fajdexhi”, “hajna” dhe “kriminel”, të cilin më pas e ka fshirë.
Ndonëse ka pozitë të lartë në Policinë e Kosovës, Graishta ka thënë se postimi në fjalë ka qenë një mendim personal dhe nuk ishte i drejtuar ndaj ndonjë figure të caktuar.
“Ai ishte privat, krejt privat. Nganjëherë shkruajmë diçka, nganjëherë tërhiqemi, nuk është çështje që duhet bash me u marrë mediat me atë punë”, ka deklaruar Graishta.
Sipas Graishtës, reagimi i tij kishte të bënte me një fenomen shqetësues në shoqëri, ku sipas tij, “lavdërohen njerëz që janë arrestuar apo kanë vendime gjyqësore ndaj tyre”.
“Nuk ka pasur për ndonjë figurë të veçantë, por realisht shoh çdo ditë komente në media, rrjete sociale që lavdërohen njerëzit. Lavdërohet njeriu që arrestohet. Lavdërohet me verdikt të gjykatës. Dikush e lavdëron, dikush e shan – në këtë kontekst ka qenë, jo personalisht”, shtoi Graishta për FrontOnline.
Më poshtë ju sjellim statusin e Graishtës, të cilin e fshiu pas postimit:
