75 Mall Live Search
14:10 / E Hënë, 07 Janar 2019 / indeksADMonline

Shkruani një letër falënderuese që të ndiheni të lumtur

Nëse ende nuk keni shkruar letrat e falënderimeve, atëherë nisni dhe shkruani ato menjëherë.

Por kjo nuk do të thotë një tekst mesazh apo një email, por duhet ta shkruani një letër të vërtetë, thonë psikologët britanikë.

Ata potencojnë se kjo është thjeshtë një sjellje e mirë dhe figuron si nxitje për shëndetin mendor të dikujt duke shkaktuar lumturi.

Psikologët e quajnë atë ‘terapi mirënjohjeje’ dhe kjo na ndihmon të përqendrohemi më shumë në jetën tonë, dhe njerëzit që na duan të mjaftueshme për të na dhënë dhurata.

Madje sipas tyre kjo po konsiderohet një pjesë jetike e ritit të pas Krishtlindjes, edhe pse për shumë njerëz kjo do të ishte praktikë e vjetërurar.