16:23 / E Hënë, 04 Qershor 2018 / indeksADMonline

Shkruhet historia, referi ndëshkon lojtarin me karton të gjelbër [Video]

Kartoni i parë i gjelbër në historinë e futbollit është treguar nga një gjyqtar gjatë Kupës së Botës të Futbollit Conifa në Londër.

Ky kompeticion, i luajtur në mes të ekipeve ndërkombëtare jo-FIFA, bëri historinë me kartonin e gjelbër të treguar.

Me karton të gjelbër lojtari largohet nga fusha, por mund të zëvendësohet nga një lojtar tjetër nëse skuadra ka zëvendësime në dispozicion. Poashtu vlen të theksohet se lojtari që ndëshkohet me karton të verdhë nuk përjashtohet për ndeshjën e ardhshme të skaudrës. /IndeksOnline/