75 Mall Live Search
21:36 / E Diele, 10 Maj 2020 / indeksADMonline

Shkrumb e hi: Pamje nga intervenimet e zjarrfikësve në 2 objekte banimi sot në Prishtinë

Qytetarët e vendit tonë, tash e dy muaj po ballafaqohen me pandeminë COVID19. Por, gjatë gjatë kësaj kohe, ata janë rrezikuar edhe nga zjarrvëniet e qëllimshme, veçmas në toka bujqësore dhe male.

E, zjarrfikësit, kanë qenë përherë në detyrën e tyre, në shpëtim të jetëve.

Vetëm sot, në kryeqytet kanë ndodhur dy përhapje të zjarreve në dy objekte banimi.

Një shtëpi është djgur në lagjen Arbëria, ndërsa një lagjen e Spitalin një banesë, nga ku edhe një person mori lëndime, transmeton Indeksonline.

E, një nga zjarrfikësit, që mori pjesë në të dyja rastet që ndodhën brenda dy orësh në Prishtinë, ka publikuar disa imazhe, ku pasqyrojnë jo vetëm rrezikun dhe punën e tyre, por edhe dëmet brenda këtyre dy objekteve.

Shih fotografitë: