14:23 / E Mërkurë, 05 Qershor 2024 / MSH

Shkrumbohet një veturë në Slivovë

Një veturë është gjetur e djegur në fshatin Slivovë.

Indeksonline raporton se në rrethana akoma të panjohura, vetura është bërë shkrumb e hi.

E njëjta është gjetur nga banorët e fshatit, mëngjesin e sotëm.

Në pamjet e siguruara vihet re se vetura është braktisur në një lëndinë, teksa nuk dihet se kush ia ka vënë zjarrin.

Indeksonline ka kontaktuar Policinë e Kosovës për të marrë më shumë detaje mbi këtë rast dhe do t’ju mbajë të informuar.