SHKSHMK-ja niset në një operacion kërkim-shpëtimi në malet e Korabit

Një ekip i Shërbimit të Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës është nisur drejt Shqipërisë.
Ekipi ka filluar një operacion të kërkim-shpëtimit në malet e Korabit.
Në njoftimin e shkurtër të SHKSHMK-së thuhet se do të përditësojnë me kohë informata më të hollësishme mbi rastin.