Shkuan në hapësirë vetëm për tetë ditë dhe u bllokuan, NASA planifikon t’i rikthejë astronautët vitin e ardhshëm

Sunita Williams dhe Barry Wilmore u nisën në një mision në hapësirë, i planifikuar të zgjasë vetëm tetë ditë.
Megjithatë, anija kozmike e tyre, tash e dy muaj, ka mbetur e bllokuar në hapësirë, me astronautët që akoma nuk dihet se kur do të kthehen në Tokë.
Çaste më parë, zyrtarë nga NASA bënë të ditur se kanë nisur një plan operativ për të gjetur zgjidhje në rikthimin e dy astronautëve.
Në një konferencë për media, nga NASA thonë se astronautët do të kthehen me një mjet të kompanisë SpaceX, vitin e ardhshëm.
Suni Williams dhe Butch Wilmore mbërritën në stacionin hapësinor më 6 qershor. Nëse gjithçka gjatë misionit do të kishte ecur në mënyrë perfekte, Starliner do të ishte kthyer pas tetë ditësh.