18:45 / E Martë, 10 Gusht 2021 / k.v

Shkuarja e mërgimtarëve, deri në tri orë pritje në Merdar

Në ditët e fundit arritja e shumë mërgimtarëve nga vendet e Evropes, si në hyrje ashtu edhe në dalje të pikave kufitare po ndikon në pritjet e gjata në kolona.

Nga të dhënat e fundit që janë marrë nga Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës vërehet se pritjet më të gjata vazhdojnë të jenë në Merdare, ku në dalje të Kosovës ato arrijnë deri në tri orë.

Pritje deri në 20 minuta ka edhe në pikën kufitare tek Dheu i Bardhë, ndërsa kolonat vazhdojnë deri në 80 metra ne hyrje, e në dalje deri në 100 metra.

Po ashtu, pritje 15 minutëshe ka edhe në kufi me Shqipërinë, në Vërmicë, teksa kolonat edhe aty në hyrje dhe në dalje arrinë deri në 80 metra.

Kujtojmë se në krahasim me ditët e kaluara, gjendja është më e lehtë në hyrje sa i perket kolonave, ndërsa më e rëndë në dalje, shkaku që mërgimtarët veç se kanë nisur udhëtimin për në vendet ku ata jetojnë dhe punojnë.