Shkuarja e mërgimtarëve, pritje të gjata edhe në kufirin Serbi-Kroaci

Mërgimtarët me të përfunduar pushimet, janë drejtuar rrugëve të Evropës, ku jetojnë dhe veprojnë.
Në pikë-kalimet kufitare të Kosovës me vendet fqinje, ditët e fundit ka pasur vazhdimisht kolona të gjata.

Lexues të IndeksOnline kanë dërguar disa imazhe të realizuara në kufirin Serbi-Kroaci, ku shihet se kolonat janë shumë të gjata edhe atje.
