75 Mall Live Search
23:10 / E Martë, 01 Shkurt 2022 / AR

Shkumbin Istrefi: Me qenë në vend të Profës, do ta postoja ndonjë video duke i mësuar nxënësave lënden e tij

Ndër qindra e mijëra reagime që u bënë për profën e TikTok-ut, së fundmi këtyre reagimeve iu është bashkuar edhe aktori i njohur, Shkumbin Istrefi.

Ai ka këshilluar profën që me famën që tanimë e ka arritur ta publikojë një video duke i mësuar nxënësit e tij në mënyrë që opinioni ta kuptoj që prof.Paci është më i mirë si mësues sesa si vallëtar.

“Me qene ne vend te Profes, do ta postoja ndonje video duke i mesuar/shpjeguar nxenesave lenden e tij. Me e pa opinioni qe si Profesor eshte edhe me i mire se si valltar. Edhe perkrahja do t’i rritej edhe me shume. Edhe followersat. Edhe material per mediat me vazhdu me bo klikime”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë: