Shkumbin Krasniqi, këngëtari qe merr pjesë për herë të parë në “Kënga Magjike”

Shkumbin Krasniqi i njohur me emrin artistik “KRAS” nisi karrierën e tij në një moshë shumë të hershme.
Fillimisht, kreu shkollën fillore për muzike klasike në kanto dhe instrumentin e violinës.
Më pas, falë aftësisë për oratori të pastër, moderoi një emision në televizionin lokal të Mitrovicës për 7 vite rresht, poashtu ishte pjese e korit të qytetit ku së bashku me pjesëtarët e tjerë organizuan shumë koncerte për fëmijë brenda dhe jashtë qytetit.
Vallëzimi si talent tjetër i tij, e bëri pjesë të ansamblit të qytetit.
Dëshira e madhe për muzike mbeti gjithmonë primare për të, ku me pas filloi të publikonte covers në rrjete sociale të cilat gjeneruar qindra mijëra klikime dhe pëlqime.
Sot KRAS studion për Gazetari por asnjëherë nuk e le anash karrierën dhe dëshirën për muzike.
19 vjeçari nga Kosova debuton në Kënga Magjike për herë të parë para publikut me këngë origjinale të krijuar nga 2 kantautoret më të mirë Shqiptar: Flori Mumajesi dhe Bruno.
19 vjeçari është pjesë e Label-it të ri LAHUTA MUSIC.
