75 Mall Live Search
14:04 / E Premte, 09 Shtator 2022 / A. M.

Shkupi kthen në stol trajnerin me të cilin u shpall kampion

Shkupi kthen në stol Goce Sedloskin. Vendimi është marrë orët e fundit dhe është zyrtarizuar në kanalet zyrtare nëpërmjet një njoftimi të shkurtër. Ndihmësi i parë do të jetë Arben Nuhiu. Gjithashtu në pozitën e kryetarit të klubit kthehet Suat Alija.

Ky zhvillim i ri dhe në dukej i papritur vjen pas dy humbjeve radhazi që skuadra nga Çairi pësoi në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut, përballë Bregalnicës (2-0) dhe Tikvesit (3-1).