09:40 / E Mërkurë, 26 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Shkurta e Gresa në Amerikë, vizitojnë qendrën e NASA-s

Krahas angazhimeve profesionale, Shkurte Fejza ka gjetur kohë edhe për t’u relaksuar me familje.

Këngëtarja e  mirënjohur e muzikës popullore së fundi po e viziton Amerikën bashkë me të bijën Gresën dhe bashkëshortin Hajrushin.

Gjatë qëndrimit atje ata kanë bërë një vizitë në qendrën e NASA-s, në Teksas, nga edhe kanë ndarë imazhe me ndjekësit në rrjetet sociale.

Ndryshe, nënë e bijë po punojnë për projekte të reja që pritet të promovohen së shpejti./Indeksonline/