17:35 / E Enjte, 18 Nëntor 2021 / MSH

Shkurte Fejza feston ditëlindjen/ Gresa ia ka bërë dhuratën më herët

Shkurte Fejza sot feston ditëlindjen e saj të 60-të.

Bilbilit nga Mushtishti ia ka uruar ditëlindjen edhe e bija saj, Gresa.

Urimi i Gresës për të ëmën është shumë i veçantë.

Ajo uron të ëmën, duke i thënë se dhuratën ia ka bërë më herët, me një nip që e ka quajtur Dielli.

“Shumë urime për nanën ma t’mirë…këtë herë dhuratën e ditëlindjes e more ma herët :Diellin. Unë jam e bekume që jam rrit me shumë dashni e mburrje si vajza jote dhe e di që ketë do ta përjetoj edhe Dielli, jam e bindur që do ta thot vet personalisht kur të rritet. Jetofsh 100 vjet,vazhdo shkelqe si deri tani… Gëzuar!” ka shkruar Gresa për Shkurtën, bashkë me disa fotografi të ndara me ndjekësit e saj në Instagram./Indeksonline