20:04 / E Enjte, 04 Prill 2019 / indeksADMonline

Shkurte Fejza fjalë emocionues pas martesës së Gresës

Të shtunën që lamë pas këngëtarja e njohur, Gresa Behluli i dha fund beqarisë.

Në dasmën e saj kishte një numër të madhe të të ftuarve, familjarë, miq e emra të njohur nga skena politike dhe artit morën pjesë në ahengun e vajzës zë këngëtares së mirënjohur, Shkurte Fejza, shkruan Indeksonline.

Artistja e madhe e muzikës popullore ka shfrytëzuar rrjetin social ‘Facebook’ për të faënderuar të gjithë ata që e bënë të mundur dhe zbukuruan ahengun e tyre familjarë duke postuar edhe disa imazhe nga dasma.

Statusi i saj i plotë:

Nata e beqarisë apo Kanagjeqi është Nata e emocioneve dhe ndjenjave të përziera per mua si Nene.
Në këto momente zemrën ma mbushet me dashuri dhe respekt JU familja, miket dhe dashamiret e mia, qe ishit aty dhe për këtë arsye dua te iu falenderoj të gjithave nje nga nje. Sa do doja ti kisha pranë të gjithë dashamirët e mi, të këngës sime dhe të familjes time. Ja që nuk ka mundësi dhe prap pak je boshë. 
Faleminderit nga zemra koleget e mia : Mihrije Braha e Lora Braha, SafeteMustafa e Sahide Mustafa, Remzije Osmani, Violetë Kajtazi, Besiana Mehmedi, Vjollca Luka,Vjollca Buqaj e Ganja, Shqipe Abazi e Vjollca Haxhiu, Kumrije Mustafa e Ela Mustafa, Shkurte Mustafa,Flora Gashi, Fanushe Ahmetaj,Enkeleda Arifi e Myrvete Bajrami, Shqiponja Muhaxheri Ryva Kajtazi, Naxhije Fejza e Valbona Kryeziu, Hasime Daka, Lumnije Ibrahimi e Behare Shala, Zyla Krasniqi e Teuta Krasniqi, etj. që asgjë nuk kursyet nga vetja, nga arti i juaj dhe me shume perkushtim krijuat atmosferën më madhështore të kësaj nate magjike.
Faleminderit shume familjes, shoqeve dhe te gjithe ju qe ishit dhe festuam se bashku.
Ua kthefsha per mire. Me respekt e nderime,Shkurtja, Hajrushi, Gresa dhe e gjithe familja jone