75 Mall Live Search
18:26 / E Mërkurë, 18 Nëntor 2020 / OSH

Shkurte Fejza ka ditëlindjen, Gresa zgjedh fjalët më të mira për të

Sot këngëtarja e mirënjohur Shkurte Fejza, feston ditëlindjen. Ajo padyshim mbetet njëra ndër këngëtaret më të dashura për shumë gjenerata.

E pikërisht në këtë ditë, atë e ka uruar vajza e saj e madhe Gresa Behluli, e cila ka zgjedhur fjalët më të mira për të ëmën.

“Gëzuar për nanen ma të mire , për zonjen ma të fisme ,për shoqen ma t’dashtun, për gruan ma t’devotshme …”, janë disa nga fjalët e Gresës.

Postimi i plotë i saj në Instagram: