Shkurte Fejza ka një urim të veçantë për ditëlindjen e vajzës!

Këngëtarja Shkurte Fejza është një nga këngëtaret më të njohura dhe më të dashura nga publiku.
Karriera e gjatë e saj në skenën muzikore e ka bërë atë një emër shumë të respektuar nga të gjithë, shkruan Indeksonline.
Së fundmi ajo ka shfrytëzuar llogarinë e saj në Instagram, për të uruar vajzën e saj Agnesën për ditëlindjen e saj.

“Gëzuar bija ime, shëndeti, fati e lumturia qofshin me ty për gjithë jetën… te dua pa fund, Zoti të bekoftë!” , ka shkruar ajo në dedikimin ndaj të bijës. /Indeksonline/