Shkurte Fejza përkrah Gresës, nënë e bijë shkëlqejnë në veshje kombëtare
Është një nga emrat më të njohur dhe më të dashur të muzikës popullore, Shkurte Fejza.
Hapat e saj për një karrierë muzikore i ka ndjekur edhe vajza e saj, Gresa, shkruan Indeksonline.

E të shpeshta janë edhe paraqitjet publike që ato të dyja bëjnë së bashku.
Edhe në një fotografi të publikuar nga Shkurta, nënë e bijë janë shfaqur me veshje kombëtare të gërshetuara me elemente moderne.

Ndryshe, Shkurta edhe vitin 2018 e përmbylli me shumë projekte e aktivitete muzikore./Indeksonline/