75 Mall Live Search
13:56 / E Hënë, 08 Korrik 2019 / indeksADMonline

Shkurte Fejza pritet ta këndoj “Jo nuk ndahet Mitrovica” në koncertin e Unikkatilit

Me datën 27 korrik në qytetin e Mitrovicës saktësisht do të performojë reperi shqiptar i njohur si Unikkatil, shkruan Indeksonline.

Ai në paralajmërimin që e ka bërë ka deklaruar se : “Me rastin e ribashkimit të Mitrovicës, me 27 korrik është e vërtetë që do të jem prezent”

Ndërsa pjesë e këtij koncerti pritet të jetë edhe këngëtaren e muzikës popullore Shkurte Fejza.

E kontaktuar nga Indeksonline, këngëtarja ka thënë se me dëshirë të madhe do të jetë pjesë e këtij koncerti.

Kur u pyet se a do ta performojë këngën ‘Jo nuk ndahet Mitrovica’, ajo tha: “Po patjetër”.

Pritet që me datën 27 korrik Mitrovica të mbulohet ‘Kuq e Zi’ dhe atmosfera sigurisht se do të jetë elektrizuese. /Indeksonline/