23:30 / E Mërkurë, 14 Korrik 2021 / AR

Shkurte Gashi prezanton familjen, shfaqet për herë të parë në ekran me burrin dhe djalin

Shkurte Gashi është ndër këngëtaret më të popullarizuara në Kosovë dhe jo vetëm.

Puna profesionale e saj gjithmonë komentohet për të mirë, duke qenë tejet e kërkuar për ahengje familjare, shkruan Indeksonline.

Por, jetën private kishte vendosur ta mbajë larg syrit të publikut, duke mos u shfaqur asnjëherë me bashkëshortin dhe djalin e saj.

Ajo vendosi të dal publikisht bashkë me burrin dhe djalin.

E ftuar në ‘NIN’ këngëtarja u pa bashkë me të dy, duke u paraqitur si një familje e lumtur dhe e plotësuar./Indekosnline/