75 Mall Live Search
19:30 / E Hënë, 12 Janar 2026 / B XH

Shkurte Gashi reagon pas vdekjes së babait: Ndarja jote e papritur ma këputi shpirtin dhe ma la zemrën bosh

Këngëtarja e njohur Shkurte Gashi ka reaguar me një postim tejet emocional në rrjetet sociale pas vdekjes së babait të saj.

Ajo ka ndarë me ndjekësit një fotografi të përbashkët, të shoqëruar me fjalë prekëse që pasqyrojnë dhimbjen e madhe për humbjen e prindit.

“Ndarja jote e papritur ma këputi shpirtin dhe ma la zemrën bosh. Sot humba më shumë se një baba, humba shokun tim më të mirë, mësuesin tim, udhërrëfyesin e jetës sime”, ka shkruar këngëtarja, shkruan IndeksOnline.

Në postim ajo shkruan se babai ka qenë forca dhe mbështetja e saj në çdo hap, ndërsa kujtimi dhe vlerat që i ka mësuar do të jetojnë gjithmonë brenda saj. “

Dhimbja për ty është e pafund, sepse dashuria jote ishte e pakrahasueshme”, shkruan në mesazhin e saj prekës. /IndeksOnline/

Postimi i plotë: