75 Mall Live Search
23:00 / E Mërkurë, 25 Shkurt 2026 / AR

Shkurti i ftohtë s’e ndal aspak, Era me fustanin e çarë e bën Instagramin “flakë”

Derisa temperaturat e ulëta po mbizotërojnë vendin edhe gjatë muajit shkurt, Era Istrefi ka arritur ta ngrohë atmosferën në rrjetet sociale me paraqitjen e saj të fundit.

Këngëtarja e njohur ka publikuar disa fotografi ku shfaqet e veshur me një fustan elegant ngjyrë jeshile, të çarë që vë në pah linjat e saj trupore, shkruan Indeksonline.

Me plot stil dhe elegancë, Era ka pozuar në ambientet luksoze të një hoteli, duke tërhequr menjëherë vëmendjen e ndjekësve.

Flokët e prera shkurt dhe grimi i kuruar deri në detaj e kompletojnë dukjen e saj, ndërsa në dorë mban një koktej, duke i dhënë fotos një vibe edhe më interesante.

Postimi është shoqëruar me përshkrimin “slychee martini”, ndërsa komentet dhe pëlqimet kanë vërshuar brenda pak minutash.

Edhe një herë, Era dëshmon se di si të jetë në qendër të vëmendjes, qoftë me projekte muzikore apo me paraqitje që “ndezin” rrjetin./Indeksonline/