75 Mall Live Search
07:42 / E Mërkurë, 03 Shtator 2025 / MSH

Shkurtohen pritjet në pikëkalimet kufitare

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat e fundit mbi fluksin në pikëkalimet kufitare.

Situata në kufijtë e Republikës së Kosovës paraqitet tejet e qetë këtë mëngjes, me pritje minimale për hyrje dhe dalje, si për automjete ashtu edhe për kamionë.

Në të gjitha pikat kufitare, përfshirë Bërnjakun, Dheun e Bardhë, Glloboçicën, Hanin e Elezit, Kullën, Muçibabën, Mutivodën, Qafën e Morinës, Qafën e Prushit, Stançiqin dhe Vërmicën, koha e pritjes për automjete dhe kamionë është vetëm 3 deri në 5 minuta, pa asnjë kolonë.

Ndërkohë, në pikën kufitare në Jarinje, koha e pritjes për automjete është pak më e gjatë, duke arritur në 5 deri në 10 minuta për hyrje dhe 10 deri në 15 minuta për dalje.

E njëjta situatë me Jarinjën paraqitet edhe në Merdar, shkruan IndeksOnline.

Për transportin e mallrave, kamionët gjithashtu po kalojnë lirshëm pa ndonjë pengesë, me pritje që variojnë vetëm nga 3 deri në 5 minuta në të gjitha pikat kufitare.

Të dhënat e fundit u përditësuan në orën 07:12./IndeksOnline/