Shmanget Shqipëria, vendet e Ballkanit kërkojnë Botërorin dhe Europianin
Presidenti Serbisë, dhe Kryeministri Greqisë Alexis Tsipras janë mbledhur bashkë teksa kanë diskutar për të organizuar Europianin 2028 dhe Botërorin 2030, shkruan Albeu.com.
Këto vënde të Ballkanit së bashku me Rumaninë, Bullgarinë nuk kërkojnë vetëm Kupën e Botës të vitit 2030 por edhe kampionatin europian të viti 2028. Lajmi është njoftuar nga vetë presidenti Serbisë Aleksandër Vucic gjatë një takimi me Alexis Tsipras Kryeministrin e Greqisë.
Ndërkohë në këtë takim mes liderve të Ballkanit, Kryeministri grek Tsipras përmendi qëllimin ambicioz të katër vëndeve, për të organizuar Kupën e Botës dhe Kampionatin Evropian të Futbollit.
Për të realizuar këtë do të jetë e vështirë megjithatë liderët e ballkanit e kanë nisur seriozisht punën e tyrë. Ndërkohë Shqipëria nuk është bërë pjesë e këtij organizimi.
“Është e vështirë, por ne të gjithë kemi një qëllim, do ti matim të gjitha forcat tona. Ne mund t’i dalim së bashku për të organizuar Kampionatin Europian dhe atë Botëror”, përfudoi Tsipras.