12:16 / E Enjte, 22 Prill 2021 / Blerim

Shmanget tragjedia, raketa siriane bie pranë centralit bërthamor në Izrael

Mediat britanike raportojnë se një central sekret bërthamor në Izrael shpëtoi për fat disa ditë më parë pasi një raketë siriane shpërtheu shumë pranë saj.

Sirenat e alarmit u dëgjuan në rajonin e Dimona që u pasuan më pas nga një shpërthim i fuqishëm. Deri në këto momente nuk raportohen të lënduar apo dëme.

Ushtria izraelite në një komunikatë zyrtare bëri me dije se raketa ishte një prej disave që kishte sulmuar një avion izraelit nga bateritë ajrore në Siri.

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut raportoi më pas se ushtria izraelite u kundërpërgjigj ndaj këtij sulmi duke shkaktuar një bazë të mbrojtjes ajrore në Dumayr të Sirisë.