75 Mall Live Search
21:09 / E Martë, 08 Gusht 2023 / MSH

Shofer i papërgjegjshëm në Duhël, vozit me këmbën jashtë

Një shofer jashtëzakonisht i papërgjegjshëm është hasur në rrugën Suharekë-Duhël, më saktësisht në vendin e njohur si Biraç.

Në videon e siguruar nga Indeksonline shfaqet një shofer teksa vozitë me këmbën jashtë veturës.

Shoferi vozit me këmbën e vendosur në dritare të veturës.

Nuk dihet nëse të njëjtit nuk i ka funksionuar klima në veturë apo nëse një gjë të tillë e ka bërë për të rrezikuar potencialisht trafikun.