75 Mall Live Search
14:29 / E Premte, 23 Shkurt 2024 / mp

Shoferi që goditi Hajrush Behlulin lirohet në procedurë të rregullt

Është intervistuar i dyshuari që ka goditur me veturë Hajrush Behlulin , burrin e këngëtares Shkurte Fejza sot në Prizren.

Shaqir Bytyqi zëdhënës  për rajonin e Prizrenit, ka thënë për Indeksonline, se i dyshuari që ka goditur Behlulin është intervistuar nga prokurori i rastit dhe është proceduar me procedurë të rregullt.

“Sot me datë 23.02.2024 rreth orës 10:50 eshte raportuar per nje aksident trafiku. Aksidenti ka ndodhur në rrugën Adem Jashari në Prizren, deri te aksidenti ka ardhur kur kembesori ka qene duke e kaluar rrugën dhe është goditur nga një automjet. Viktima ka pësuar lëndime të rënda por jashtë rrezikut për jetë. Policia ka intervistuar palët e perfshira dhe është njoftuar prokurori kujdestar, me urdhër të prokurorit rasti procedohet me procedurë të rregullt”, tha Bytyqi.  /Indeksonline/