75 Mall Live Search
11:35 / E Enjte, 21 Dhjetor 2023 / k.v

Shoferë, kujdes me alkoolin- policia ka shtuar pikat e kontrollit në gjithë vendin

Në kuadër të javës së aktiviteteve sipas planit ROADPOL 2023 (Rrjeti Evropian i Policive Rrugore), që është realizuar nga data 11 deri 17 Dhjetor 2023, policia ka shtuar prezencën dhe kontrollin në të gjitha rrugët e vendit me qëllim të rritjes së sigurisë në trafikun rrugor dhe parandalimin e aksidenteve.

Policia në fokus ka pasur kontrollin e shoferëve për përdorim të alkoolit, me ç’rast janë realizuar 643 pika të kontrollit të mjeteve.

“581 shoferëve iu është bërë matja e alkoolit ku 23 shoferë kanë rezultuar duke drejtuar mjetin nën ndikim të alkoolit dhe ndaj të njëjtëve janë shqiptuar gjoba”, thuhet në njoftimin e policisë./IndeksOnline/