75 Mall Live Search
16:37 / E Martë, 25 Mars 2025 / Gj. Sh

Shoferë të padurueshëm tejkalojnë kolonën në segmentin Mitrovicë-Vushtrri (Pamje)

Qytetarë të shumtë po ankohen në lidhje me kolonat e gjata, që po shkaktohen në rrugën Mitrovicë-Vushtrri, përkatësisht në fshatin Smrekonicë.

Sipas disa ankuesve, kolonat po bëhen zakonisht buzë kohës së iftarit, teksa shoferët e padurueshëm po tejkalojnë këto kolona.

Gjatë kaosit në rrugë, qytetarëve po iu rrezikohet jeta edhe në trotuar, thanë ata për IndeksOnline.

IndeksOnline ka siguruar disa pamje nga atje.

Video: