Amerikanët nuk ia kanë idenë për dritat e pasme të mjegullës
Ndonëse nuk është e zakonshme në SHBA, dritat e pasme të mjegullës janë të detyrueshme në Evropë. Ndryshe, drita e pasme e mjegullës është një dritë e kuqe e ndritshme që është e njëjta me shkëlqim si dritat e frenave.
Detyra e dritës së pasme të mjegullës është të zbulojë pozicionin e automjetit tuaj kur ngasni në mjegull, borë ose kushte të tjera që kufizojnë dukshmërinë, shkruan IndeksOnline.

Rregullorja 48 e Kombeve të Bashkuara e adoptuar nga Komisioni Ekonomik i Kombeve të Bashkuara për Evropë, obligon prodhuesit që të gjitha veturave të dedikuara për tregun Evropian tu vendoset drita e pasme e cila duhet të aktivizohet në kushtet e shikueshmërisë së dobët nën 100m, kryesisht gjatë mjegullës.
Kjo rregullore obligon vendosjen e një ose dy dritave ne varësi të dëshirës së prodhuesit. Në rastet kur vendoset vetëm një dritë, ajo duhet të jetë në anën e shoferit.

Në SHBA, ligji nuk kërkon një masë të tillë sigurie dhe si pasojë e kësaj veturat atje nuk kanë një dritë të tillë. Shoferët atje nuk kanë idenë se për çfarë shërben një dritë e tillë apo pse duhet të përdoret. /IndeksOnline/


