75 Mall Live Search
16:11 / E Martë, 08 Dhjetor 2020 / Blerim

Shoferët po tejkalojnë shpejtësinë në Gjilan, policia në monitorim

Qytetarët vazhdojnë të jenë të rrezikuar në trafikun rrugor, për shkak të pakujdesisë së shoferëve.

E për këtë në rrugët e Gjilanit, janë shtuar njësitë të Policisë së Kosovës.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi, nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, i cili shkruan:

Të dashur qytetarë,

Ekipet e Policisë së Republikës, pas marrjes së shqetësimeve të qytetarëve lidhur me mosrespektimin e shpejtësisë së lëvizjes nga ana e shoferëve të pandërgjegjshëm, kanë dalë në terren, aty ku janë paraqitur këto shqetësime, për t’i siguruar qytetarët, që nga tani e tutje, do të ketë monitorim më të madh për të gjithë ata të cilët nuk i respektojnë rregullat dhe nuk i përshteten shpejtësisë së lejuar brenda hapësirave të qytetit.

Faleminderit institucionit të besueshëm, Policisë së Kosovës, për gatishmërinë e tyre për t’i marrë në konsideratë brengat e qytetarëve tanë!