17:45 / E Martë, 15 Shtator 2020 / indeksADMonline

Shoferët s’u lënë vend këmbësorëve, bllokojnë trotuarin!

Trotuaret në Prishtinë në të shumtën e rasteve janë të bllokuara.

Ngjashëm është situata edhe sot tek trotuari në Breg të Diellit, në afërsi të sallës ‘1 tetori’.

Në një fotografi të publikuar së fundi shihet se i gjithë trotuari është i mbushur me vetura, e këmbësorët detyrohen të ecin nëpër pjesën e asfaltuar, transmeton Indeksonline.

Nuk dihet nëse dikush po merret me këtë problematik, por që thuajse çdoherë është e njëjta gjë./Indeksonline/