Shoferi e konduktori rrahin udhëtarin brenda në autobus, intervenon policia

Policia ka njoftuar se në Gjilan janë arrestuar një shofer dhe tjetri konduktor (pronar të një autobusi) pas një mosmarrëveshje më njërin prej udhëtareve.
Ky i fundit ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa të arrestuarit janë dërguar në mbajtje.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar -pronar të firmës për shërbime transporti të udhëtarëve, pasi të njëjtit (njëri si shofer dhe tjetri si konduktor) pas një mosmarrëveshje me viktimën mashkull kosovar i cili ishte duke udhëtuar me automjetin e tyre-autobus. Viktima dhe njëri nga të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.