75 Mall Live Search
10:19 / E Martë, 06 Maj 2025 / AR

Shoferi futet me makinë në shtëpinë e Jennifer Anistonit, kërcënohet nga rojat

Një burrë është arrestuar pasi automjeti i tij u përplas te shtëpia luksoze e Jennifer Aniston e cila kap vlerën 21 milionë dollarë.

Aktorja ishte në shtëpi në kohën e ngjarjes, transmeton Indeksonline.

I dyshuari, një burrë që besohet të jetë rreth të shtatëdhjetave, hyri në pronë me një makinë pak pas mesditës.

Sipas një raporti të TMZ-së, sigurimi i Aniston reagoi menjëherë, e tërhoqi burrin nga automjeti dhe e mbajti nën kërcënimin e armës derisa mbërriti policia e Los Angeles.

Zëdhënësi i LAPD-së, Jeff Lee, tha se oficerët shkuan në vendin e ngjarjes pasi mori një raport për një person “që po hynte me makinë në derën e përparme të një shtëpie”.

Policia konfirmoi se Aniston nuk kishte kontakt me të dyshuarin dhe nuk ishte lënduar.

Ky person do të akuzohet për dëmtim të pronës. Hetimi është duke vazhduar por sipas informacioneve fillestare, nuk ka prova që ai e ka shënjestruar personalisht Anistonin./Indeksonline/

imazh

imazh