14:20 / E Premte, 19 Korrik 2019 / indeksADMonline

Shoferi godet këmbësoren në Viti dhe ikën

Një person i dyshuar derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet se nga pakujdesia ka goditur viktimën femër- këmbësore në Viti, duke i shkaktuar lëndime.

Ndërsa, shoferi ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor në Q.E. në Gjilan.

Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori./Indeksonline/