Shoferi humb drejtimin në Klinë, del me veturë nga rruga
Një aksident komunikacioni ka ndodhur para disa minutash në fshatin Zllakuqan të Klinës.
Një veturë e tipit Opel Vectra ka devijuar drejtimin dhe ka dal nga rruga, përcjellë Indeksonline.
Sipas disa fotove të dërguara nga lexuesit, shihet se vetura ka mbetur pjerrët, derisa nuk raportohet për të lënduar.
Ekipet policore janë njoftuar për rastin në fjalë. Më poshtë foto nga vendi i ngjarjes. /Indeksonline/


