75 Mall Live Search
21:32 / E Hënë, 05 Janar 2026 / B XH

Shoferi humb kontrollin, godet mbrojtësen në magjistralen Prishtinë – Mitrovicë

Një vet-aksident ka ndodhur në orët e mbrëmjes në magjistralen Prishtinë – Mitrovicë.

Dyshohet se deri të aksidenti ka ardhur pasi shoferi i veturës ka humbur kontrollin duke goditur mbrojtëset e rrugës.

Në videon e siguruar nga IndeksOnline, shihet vetura pikap e aksidentuar.

Aty është shfaqur policia e Kosovës dhe një veturë ‘merimangë’ e cila ka bërë tërheqjen e veturës së aksidentuar.

Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa IndeksOnline do t’iu mbajë të informuar për rastin në fjalë. /IndeksOnline/