Shoferi i 1-shit ilegal për Fushë Kosovë sulmon seksualisht pasagjeren
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një femër është sulmuar seksualisht nga shoferi i një taksi ilegal derisa shkonte në Fushë Kosovë.
“Me datën 26.10.2018 viktima femër K/Shqiptare ka raportuar se derisa kishte qenë duke udhëtuar me një taxi ilegal, vozitësi i veturës i dyshuari mashkull e kishte sulmuar seksualisht atë, e cila kishte dalë nga vetura derisa kishte qenë në lëvizje dhe nuk është raportuar për lëndime. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport të policisë. /Indeksonline/