Përplaset “Audia” me “McLarenin”, shkaktohen dëme të mëdha

Një super veturë e markës “McLaren” me vlerë 150,000£ (165726.04 euro) u dëmtua rëndë pas një përplasjeje më një “Audi” në një park makinash në supermarket.
Pjesa e sipërme e “McLarenit” së bashku me xhamin dhe pjesën e përparme të makinës u thyen keq, ndërsa vetura “Audi” u dëmtua shumë në incidentin jashtë supermarketit “Sainsbury” në Otford Road, në Sevenoaks, Kent, transmeton Indeksonline.

Është e paqartë se si “Audia” hyri në atë pozicion, por fotografitë nga vendi i ngjarjes tregojnë që të dy makinat pësuan dëme të konsiderueshme.
Nuk është raportuar ndonjë lëndim, por shoferi i “Audisë”, ishte bllokuar brenda makinës, kështu shërbimi i urgjencës është dashur të ndërhynte.

Riparimi i “McLarenit” nuk kushton lirë, me sa duket. Sipas një faqe në internet, një shërbim kushton 599£ (661.80 euro)./Indeksonline/