75 Mall Live Search
18:56 / E Diele, 21 Korrik 2019 / indeksADMonline

Shoferi i dehur në Durrës harron derën e autobusit hapur, rrëzohet një udhëtare

Një 52-vjeçar është arrestuar nga policia, i cili drejtonte autobusin e unazës në Durrës. Ai ka lënë hapur derën e autobusit dhe për pasojë është rrëzuar fatorinoja S.T.,50 vjeçe.

Ajo është transportuar në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.

Nga testi i alkoolit që iu drejtuesit të autobusit rezultoi se ai kishte qenë në gjendje të dehur.