Shoferi i Golf 7 hip mbi trotuar për të kaluar rrugën në Prishtinë

Shoferi i veturës së tipit “Golf 7” ka bërë një veprim të kundërligjshëm para pak minutash në Prishtinë, saktësisht pranë konvikteve.
Një lexues i IndeksOnline ka dërguar disa fotografi ku shihet se një veturë e cila ishte në radhë duke pritur para semaforave ka hipur mbi trotuar duke dalë në shiritin tjetër të rrugës.

Kësisoj, i njëjti ka rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion./IndeksOnline/
